Në kërkim të motivit për vrasjet në Las Vegas

Në kërkim të motivit për vrasjet në Las Vegas

Policia në Las Vegas thotë se ende nuk ka një motiv se përse vrasësi Stephen Paddock, qëlloi pa pushum nga dritaret e hotelit të kazinosë Mandalay Baym duke vrarë të paktën 58 njerëz dhe plagosur qindra të tjerë gjatë një koncerti të muzikës kantri (country) të dielën e shkuar.

Zyrtari i rendit, Kevin McMahill tha për median se policia është ende në kërkim të të dhënave.

“Deri tani kemi analizuar më shumë se një mijë të dhëna. Ndërsa disa të dhëna na kanë ndihmuar për të krijuar një profil më të qartë të të dyshuarit, ende nuk kemi një motiv të qartë apo arsye për vrasjet. Ju siguroj që jemi të vetëdijshëm mbi të gjitha aspektet e këtij rasti si edhe thashethemet dhe aludimet dhe e kuptojmë. Që të gjithë kërkojmë përgjigje.”

Punonjësit e hotelit thanë se Paddock kishte kërkuar një dhomë në katet e larta me pamje nga koncerti.

Hetuesit gjetën 23 armë brenda dhomës së hotelit të të dyshuarit dhe 12 pajisje që u montohen pushkëve për të qëlluar më shpejt. 26 armë të tjera u gjetën në dy nga shtëpitë e autorit në shtetin Nevada.

Të enjten policia në Las Vegas gjeti makinën “Hyunday Tucson” që përdornin së bashku Paddock dhe e dashura e tij Marilou Danley, si pjesë e hetimeve për vrasjet.

Hetuesit po ashtu kanë gjetur se Paddock kishte rezervuar dhoma në një ndërtesë në Las Vegas nga ku shihej një festival i muzikës alternative i cili u zhvillua një javë para vrasjeve në festivalin e muzikës kantri (country). Paddock po ashtu kishte rezervuar dy dhoma në një hotel në Çikago në muajin gusht nga ku mund të shihej festivali “Lollapalooza” i cili grumbullon qindra mijëra artëdashës. / VOA / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy