Astrologia Shyle sjell parashikimin për 12 shenjat e horoskopit: Javë me ndikime në të gjitha fushat

Astrologia Shyle sjell parashikimin për 12 shenjat e horoskopit: Javë me ndikime në të gjitha fushat

Java e parë e marsit do të jetë një nga periudhat më të ndikuara në të gjitha fushat.

Ky është parashikimi që sjell për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, astrologia Denisa Shyle për të 12 shenjat e horoskopit.

Dashi
Këtë javë, Dashi do të ndikohet nga çështje sentimentale, pasi Venusi, planeti që ndikon në ndjenjat dhe lidhjet emocionale, do të ketë ndikim të fortë.

Kjo do t’i bëjë ata të përqendrohen më shumë në jetën e dashurisë. Megjithatë, do të ndihen të pasigurt dhe nuk do të dinë kur të veprojnë.

 Këshilla ime është që të jenë më shumë vëzhgues dhe të përpiqen të perceptojnë mundësitë që u dalin përpara.

Demi
Edhe Demet do të ndihen të sfiduara këtë javë, sidomos sa i përket komunikimit dhe shprehjes së ndjenjave. Ata mund të përjetojnë situata të ngarkuara emocionalisht dhe të kenë vështirësi në artikulimin e tyre.

Këshilla ime është që të jenë më të kujdesshëm dhe të mendojnë më shumë për veprimet e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për financat dhe planifikimet afatgjata.

Binjakët
Binjakët do të preken nga ndikimi i Merkuri, që ndodhet në shenjën e Dashit. Kjo periudhë do të sjellë pasiguri dhe mendime të përziera.

Pika ku do të preken më shumë mund të ketë rikthime nga e kaluara dhe kontakt me miq të vjetër.

Këshilla ime është që të shmangin nënshkrimin e kontratave të reja dhe të bëjnë më shumë analiza para se të marrin vendime të rëndësishme.

Gaforrja
Gaforret do të përjetojnë ndikime pozitive këtë javë, sidomos sa i përket karrierës dhe marrëdhënieve shoqërore. Do të jetë një periudhë e mirë për fillime të reja.

Fokusi duhet të jetë në zgjedhjen e mundësive që kanë më shumë rëndësi për ta. Fati i tyre do të ndikohet nga gjendja familjare dhe do të kenë mundësinë të investojnë në të ardhmen.

Luani
Luani do të përjetojë një periudhë të favorshme, ku mund të ndihen të rilindur dhe të rinovuar.

Ndikimi do të vijë në mënyrë pozitive në fushën e edukimit dhe zgjerimit të horizontit.

Ata mund të mendojnë për një zhvendosje ose ndryshim të vendit të jetesës diku tjetër, por duhet të jenë të kujdesshëm dhe të veprojnë me ngadalë.

Virgjëresha
Virgjëresha mund të ketë pasiguri dhe konfuzion këtë javë, veçanërisht për sa i përket marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve.

Venusi në retrograd do të sjellë mundësi të rikthimit të disa lidhjeve të vjetra, por këshillohet të rishikoni çdo vendim para se të veproni. Ky është një moment për të qenë të kujdesshëm me investimet dhe vendimet financiare, sidomos të kenë kujdes ditën e mërkurë.

Peshorja
Peshorja do të përjetojë ndikime të mëdha në komunikim dhe marrëdhëniet e tyre personale. Çështjet emocionale mund të kenë ndikim të fortë dhe do të kenë nevojë për të krijuar balancë.

Mund të kenë rregullim të marrëdhënieve dhe zhvillim në karrierë.

Këshilla është që të veprojnë me kujdes dhe të mendojnë mirë para se të marrin vendime.

Akrepi
Akrepat do të preken nga retrograda e Marsit dhe ndikimi i saj do të ndikohet shumë në marrëdhëniet dhe komunikimin me kolegët.

Do të duhet të jenë të kujdesshëm për të shmangur ndonjë përkeqësim të shëndetit dhe të menaxhojnë tensionin e lartë. Ky është një moment për të menduar se si mund të përmirësojnë marrëdhëniet e tyre dhe si të avancojnë në karrierë.

Shigjetari
Shigjetarët do të kenë një periudhë pozitive këtë javë. Do të përjetojnë momente romantike dhe mund të angazhohen në udhëtime të shumta.

Këshilla ime për këtë javë është që të jenë të kujdesshëm me shëndetin dhe të vëzhgojnë situatën para se të marrin vendime të rëndësishme.

Bricjapi
Bricjapët do të përjetojnë ndikime të mëdha në marrëdhëniet familjare dhe do të kenë mundësinë të rregullojnë çështjet me të afërmit.

Komunikimi mund të jetë i përshpejtuar, por duhet të jenë të kujdesshëm për të mos bërë vendime të nxituara. Ky është një moment për të analizuar situatën dhe për të pasur një plan të mirë për të ardhmen.

Ujori

Ujorët do të përfitojnë nga ndikimet pozitive që sjell Venusi. Ata mund të ndihen të mbështetur nga rrethi i tyre dhe mund të kenë mundësi të reja për t’u avancuar në karrierë.

Këshillohet që të jenë të kujdesshëm dhe të mendohen mirë për çdo ndryshim që mund të bëjnë në jetën e tyre profesionale dhe personale.

Peshqit
Peshqit do të preken nga ndikime të shumta këtë javë. Ata mund të përjetojnë vështirësi në menaxhimin e financave dhe të jenë të prirur për harxhime të panevojshme.

Këshilla ime është që të jenë të ngadalshëm dhe të vlerësojnë çdo mundësi që u paraqitet, për të shmangur dëme të mundshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy