Kanabisi, Nishani mbledh sot Këshillin e Sigurisë

Kanabisi, Nishani mbledh sot Këshillin e Sigurisë

Sonte rreth orës 18:00 Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të mbledhë Këshillin e Sigurisë për problemin e kanabisit në vend.

Ndërsa Kryeministri Rama u nis mesditën e djeshme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar në 11 nëntor nga galeria njujorkeze “Mariana Goodman e cila do të ekspozojë pikturat e tij. Duke bojkotuar në këtë mënyrë takimin e Nishanit.

 Kreu i Komisionit të sigurisë Spartak Braho konfirmon pjesëmarrjen e tij dhe të kreut të Kuvendit, Meta.

Këshilli i Sigurisë do të mblidhet të premten në orën 18:00. Burime nga presidenca konfirmojnë për “Report TV” se krahas Nishanit, do të raportojnë Ministri i Brendshëm, Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, ai i policisë së shtetit dhe Prokurori i Përgjithshëm.

 Presidenti kërkon të dijë nga aktorët përgjegjës të institucioneve shtetërore se cilat janë shkaqet që sollën këtë situatë me kultivimin e narkotikëve si do të luftohet ai.

 Në këshillin e sigurisë do të jenë dhe ministrat e Mbrojtjes, Jashtëm , Financave dhe Transporteve.

 Ende nuk dihet nëse këtë herë kreu i shtetit do të ftojë dhe liderin e opozitës, si nëntorin e kaluar në kuadër të sulmeve terroriste. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy