Prej dy vitesh në parlament është propozuar një projektligj që parashikon krijimin e urdhrit të inxhinierit, nismë kjo që është kundërshtuar me forcë nga inxhinierët dhe drejtuesit e unionit të inxhinierëve.
Lidhur me këtë në MCN Informacion Dëshira Mena, drejtore ekzekutive e unionit të inxhinierëve shqiptarë u shpreh se inxhinieria menaxhon 70% të ekonomisë së vendit dhe se gjithçka që të kap syrin shoqërohet me një licencë inxhinieri pas.
Ajo shprehet se ky urdhër është propozim individual i një grupi deputetësh, Luljeta Bozo dhe Ismet Beqiraj, prandaj dhe luftën shprehet se kanë me propozuesit dhe se kush fshihet pas tyre nuk është punë e tyre.
Urdhri mjekut dhe infermierit janë urdhra që nuk shërbejnë si paralelizëm për tu krahasuar me atë të inxhinierit, ka diferenca dhe e para është vendi ku krijohet një urdhër, fusha aplikimit të të cilit duhet të analizohet, impakti që ka krijimi i kësaj organizate, a pranohet nga individë që do i nënshtrohen këtij.
Inxhinieria është një sektor që menaxhon 70% të ekonomisë së vendit, nuk është një licencë si psikologu apo dentisti që hap një zyrë pune, inxhinieria nuk mund të centralizohet në dorën e një njeriu. Një urë, një rrugë, pyje ka një licencë inxhinieri aty që e menaxhon pas. Gjithçka që të kap syrin shoqërohet me një licencë inxhinieri pas.
Pra nuk ka të krahasuar fusha e aplikimit të një inxhinieri me atë të një psikologu. Inxhinieri është sektor strategjik dhe nuk mund të menaxhohet nga një grup individësh.
Profesioni i inxhinierit aktualisht është i rregulluar me ligj, Luljeta Bozo dhe Ismët Beqiraj ka nënshkruar në ligjin e dorëzuar në parlament, këta janë iniciatorët të cilët kanë emër mbiemër dhe kanë nënshkruar. Ne luftën e kemi me propozuesit dhe se kush fshihet pas tyre nuk është punë e jona. Pse nuk dalin të bëjnë një analizë të detajuar për të mbrojtur këtë që po bëjnë sepse kjo në raport kemi tre vjet që po e diskutojmë mes nesh, duhet ti bëjmë një zbërthim për ta kuptuar.
Ky është një propozim që nuk vjen nga kryeministria, është Ismet Beqiraj dhe Luljeta Bozo kështu që ne po lobojmë me personat konkretë që e kanë propozuar, fakti që qeveria po stepet atëherë kjo tregon se ka një reflektim.



