OFL “godet” Lul Berishën dhe Ardian Çapjen: Kanë 48 orë të deklarojnë pasurinë (VIDEO)

OFL “godet” Lul Berishën dhe Ardian Çapjen: Kanë 48 orë të deklarojnë pasurinë (VIDEO)

Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Lulzim Berisha dhe Ardian Çapja, burimin dhe justifikimin e pasurisë së tyre.

Lulzim Berisha është “peshku “i dytë i madh që goditet nga Operacioni Forca e Ligjit, një ditë pas hyrjes në fuqi të paketës ‘Anti-KÇK’.

Në një deklaratë për mediat, policia ka deklaruar se u ka kërkuar këtyre dy personave që të deklarojnë brenda 48 orësh pasurinë e tyre.

“Në zbatim të ligjit special për masat pasurore të indiviteve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, OFL sapo i ka nisur kërkesën me shkrim për tu plotësuar me shkrim shtetasit : L.B 49 vjeç, lindur e banues në Durres, drejtues i një grupi kriminal autor i veprave penale “grup i strukturuar kriminal”, “trafikim i lendeve narkotike” “pastrim i produkteve te veprave penale”.

Ky shtetas në vitin 2012 është dënuar me burg të përjetshëm e në 2016 gjykata e Apelit te Durrësit ka vendosur lirimin e tij me kusht.

“A.Ç, 52 vjeç i arrestuar në flagrancë për vrasje të punonjesve të policisë i mbetur në tentativë dhe “armëmbajtje pa leje”. Ky shtetas dyshohet si një organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në Elbasan për motive hakmarrje. Dyshohet se ky shtetas së bashku me të afërm të tij ka kryer vrasje me pagesë për periudhen 2009-2016.

Si subjekt i ligjit special, keta individe duhet të përgjigjen brenda 48 orësh me shkrim e më pas përgjigjet e marra do i dërgojnë në SPAK që jo më shumë se 15 ditë do vlerësojë për aktivitetin kriminal dhe pasurinë e tyre”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy