
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Jacksonville në Florida pasi një 17-vjeçare po përballet me akuzën e vrasjes së foshnjës së saj pasi i hodhi fentanyl në qumësht për ta vënë në gjumë. Ngjarja e rëndë u raportua nga vetë sherifi i qarkut Nassau Bill Leeper. “Autoritetet tona u përgjigjen çdo ditë shumë situatave. Ata shohin shumë. Ndonjëherë duket se me kalimin e viteve asgjë nuk na befason më. Herë pas here ndodh diçka që vërtet nuk mund ta shpjegosh. Cila nënë do ta bënte këtë? Kjo nuk është normale. Kjo është përtej imagjinatës sime, pse një nënë do ta bënte këtë me një fëmijë. Fëmijët janë më të pambrojturit mes nesh. Ata janë të varur vetëm nga dikush tjetër për të gjitha nevojat e tyre, për gjithçka… Ata nuk e zgjedhin se nga kush të linden, nuk I zgjedhin prindërit e tyre apo mjedisin që jetojnë”. Sipas autoriteteve nëna 17-vjeçare identiteti i se cilës nuk bëhet publik për shkak të moshës në dëshminë e saj fillimisht deklaroi se ishte ndjerë e lodhur nga pagjumësia ndaj ajo kishte hedhur një sasi të vogël kokaine në qumështin e foshnjës në mënyrë që ta ndihmonte të flinte, por ajo nuk ishte zgjuar me kurrë. Por pas ekzaminimit në raportin mjeko-ligjor thuhej se vdekja e foshnjës ishte shkaktuar nga mbidoza e fentanilit, pasi në qumësht ishin hedhur 29 nanogramë ku sipas ekspertëve tre nanogramë mjaftojnë për të vrarë çdo person. Menjëherë pas raportit autoritetet kontaktuan nënën e foshnjës e cila i’u përmbajt dëshmisë fillestare derisa hetuesit e bënë te rrëfente të vërtetën. Më në fund 17-vjeçarja pranoi se në biberonin me qumësht te foshnjës ajo kishte hedhur fentanyl duke menduar se ishte kokaine. Sipas autoriteteve te Jacksonville së fundmi kane nisur një sërë aksionesh për fentanilin çka ka çuar edhe në arrestime të shumta.



