Një 55-vjeçar nga Pogradeci u arrestua dje për përdhunimin e një vajze 15 vjeçe, e cila kishte mbetur shtatzënë. Denoncimi i bërë nga familjarët e vajzës në muajin e tetë të shtatzënisë çoi në pranga fqinjin e tyre.
Njëra prej vajzave të të akuzuarit, Ligor. B., ka deklaruar se pretendimet e denoncuesve janë të pavërteta.
“Babai im është i pafajshëm dhe po mbahet pa të drejtë në burg, të lirohet sa më shpejt”, ka thënë ajo në përgjigje të akuzave për përdhunimin e të miturës, XH.B.
Vajza e të dyshuarit, shkon më tej duke u shprehur se i ati i saj e ka mbajtur me bukë këtë familje, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.
“Vajzën që e ka denoncuar, e mbanim me bukë sepse jetonte në kushte të vështira ekonomike. Drejtësia të zbardhë të vërtetën e ngjarjes”, ka thënë vajza e të akuzuarit.
Ndërkohë, priten analizat e ADN-së për të vërtetuar nëse fëmija që po pret 15-vjeçarja, është e 55-vjeçarit apo jo.



