Tuberkulozi, si mësuesja infektoi të gjithë klasën me një sëmundje të përmasave të viteve ‘800

Tuberkulozi, si mësuesja infektoi të gjithë klasën me një sëmundje të përmasave të viteve ‘800

Një epidemi tuberkulozi ka përfshirë një shkollë në provincën e Trevisos, në Itali. 10 persona janë prekur nga sëmundja ngjitëse, shumë e përhapur deri në mes të shekullit të njëzetë, dhe sot shumë më e rrallë në vendet e zhvilluara. Rasti konsiderohet i jashtëzakonshëm nga epidemiologët. Pacienti zero ishte në fakt një mësuese, e cila ka neglizhuar të bënte kontrollet mjekësore, kur i janë shfaqur simptomat e para. 

Mësuesja e shkollës së komunës së Motta di Livenza është shprehur se ia kishte frikën një sëmundjeje të pashërueshme dhe kjo e ka bërë të stepet para se t’i drejtohej mjekut.

“Ajo nuk e dinte se bëhej fjalë për një sëmundje infektive që do të transmetohej te nxënësit, një rast klinik që të kujton ato të viteve ‘800”, thotë për Corriere.it, Sandro Cinquetti, drejtor i Shërbimit të Higjienës dhe Shëndetit Publik në Treviso.

Deri tani numri i të prekurve është 36.

"Ne mendojmë se mësuesja është infektuar rreth një vit më parë. Historia e tij, megjithatë, është më e vjetër: ajo kishte, si njerëzit e tjerë të moshës së saj (afër daljes në pension) një infeksion në fëmijëri, mbeti i izoluar në mushkëri për gjithë këtë kohë si tuberkuloz latent. Ajo u shfaq një vit e gjysmë më parë me rënien e imunitetit. Për shkak të mostrajtimit, sëmundja është kthyer në ngjitëse", thotë Cinquetti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy