Shërbimi rus i inteligjencës: Antikrishti i Konstandinopojës po përpiqet të përçajë botën ortodokse

Shërbimi rus i inteligjencës: Antikrishti i Konstandinopojës po përpiqet të përçajë botën ortodokse

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR) ka nisur një sulm ndaj Patriarkut Ekumenik Bartolomeu. Sipas deklaratës së tij, qëllimi i tij - me mbështetjen e shërbimeve britanike - është të "shpërbëjë" Kishën Ortodokse Ruse. 

 

"Shërbimet sekrete britanike po e mbështesin atë vazhdimisht , duke nxitur ndjenjat rusofobe në vendet evropiane", tha SVR, duke e quajtur Patriarkun Ekumenik,"Antikrishti " . 

 

Patriarku Bartolomeu "gjeti gjuhën e përbashkët me autoritetet e shteteve baltike në një përpjekje për të mbjellë përçarje në botën ortodokse ruse", thuhet në deklaratë. 

 

“I mbështetur në aleatë ideologjikë në formën e nacionalistëve lokalë dhe neo-Nazistë, ai po përpiqet të rebelojë kishat ortodokse lituaneze, letoneze dhe estoneze kundër Patriarkatit të Moskës duke joshur priftërinjtë e tyre dhe rreshtuar në struktura kukull të krijuara artificialisht nga Konstandinopoja. Në Evropën Lindore, Bartolomeu synon gjithashtu të minojë Kishën Ortodokse Serbe autonome”, shton shërbimi rus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy