Ish-agjenti i Mosadit: Shpresoj që ideologjia e ekstremit të djathtë gjerman të përhapet në të gjithë Europën

Ish-agjenti i Mosadit: Shpresoj që ideologjia e ekstremit të djathtë gjerman të përhapet në të gjithë Europën

Ish-pjesëtari i kabinetit qeveritar dhe agjent i Mosadit, Rafi Eitan, ka shprehur mbështetje për ekstremin e djathtë në Gjermani. Duke u ndalur te AfD-ja (Aleanca për Gjermaninë), Eitan tha se shpreson që ideologjia e saj të përhapet në të gjithë Europën.

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Eitan e vlerësoi partinë gjermane për qëndrimet kundër antisemitizmit dhe mbështetjen e jetës hebraike në Gjermani. Në mesazhin e tij në një video për partinë, të botuar në faqen e tij të Facebook të shtunën, Eitan shprehet: "Nëse punoni me mençuri, me forcë dhe, ç'është më e rëndësishmja, duke u përballur me situatat dhe duke zgjedhur të veproni sipas rrethanave të caktuara, nga alternativë për Gjermaninë, ju do të bëheni një alternativë për Evropën".

Në profilin e tij, disa prej qëndrimeve janë përkthyer edhe në gjermanisht. Midis tyre, ai thotë se "bota myslimane dhe kultura e saj janë shumë të ndryshme nga ato të Perëndimit. Kudo që ka myslimanë sot, në çdo vend evropian, mund të presësh dhunë dhe terror për shkak të këtyre dallimeve".

Eitan ka qenë një prej themeluesve të shërbimeve sekrete të Izraelit dhe është cilësuar shpesh si “spiuni mjeshtër” apo “legjenda e gjallë”.  Ai ka drejtuar misionin e Mosadit për rrëmbimin e Adolf Eichman, i cili u dërgua në Izrael në vitin 1960 për ndjekje penale. Eitan u bë më vonë ministër. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy