Të paktën nëntë punëtorë, mes të cilëve gjashtë gra, humbën jetën për shkak të një shpërthimi në një fabrikë që prodhon dronë dhe eksplozivë në Indinë perëndimore.
Po ashtu 3 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ndodhi në Solar Industries India në qytetin e Nagpur.
Qeveria njoftoi se do të paguante 6,000 dollarë për secilën nga familjet e atyre që vdiqën në aksident



