Pas Mbretërisë së Bashkuar Kanadaja është bërë vendi i dytë që i ka dhënë miratimin vaksinës Pfizer për koronavirusin. Pritet që deri në fund të muajit në vend të kenë mbërritur edhe dozat e para.
Departamenti i Shëndetësisë raporton se vaksinës do i nënshtrohen personat mbi 16 vjeç, ndërkohë që për më të vegjlit po kryen ende studime.
Më herët, kryeministri Justin Trudeau njoftoi se 250 mijë doza të vaksinës do të dërgohen sa më shpejt që të jetë e mundur në azile apo për personat më të rrezikuar.
Në total, qeveria kanadeze ka blerë 20 milionë doza vaksinë, të mjaftueshme për 10 milionë persona, por me opsionin për të blerë dhe 56 milionë të tjera.
Duke iu referuar shifrave Kanadaja është shteti që ka siguruar më shumë vaksina në raport me numrin e popullsisë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar të martën nisi fushatën në popull.



