Vijon numërimi për kandidatët, Taulant Balla kryeson listën, Basha më i votuar se Rama

Vijon numërimi për kandidatët, Taulant Balla kryeson listën, Basha më i votuar se Rama

Ka nisur tashmë numërimi i votave për kandidatët preferencialë në të gjithë vendin.

Pas përfundimit të numërimit për subjektet politike, grupet e numërimit të vendosura në çdo KZAZ do të nxjerrin rezultatet për çdo kandidat për deputet në të gjithë vendin.

Ndërkohë që në disa zona ka përfunduar, si Pustec, Kolonjë, Delvinë.

Janë 1841 kandidatë për deputetë, që përfaqësojnë 12 parti, koalicione zgjedhore e kandidatë të pavarur që presin rezultatin.

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark.

Qarku Kukës është ai që nxjerr më pak deputetë, vetëm 3. Ndërkohë që nga Tirana, e cila ka dhe numrin më të madh të popullsisë në vend, përftohen 36 mandate ligjvënësish.

Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, zgjedhja e kandidatëve preferencialë ishin risia e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime më 25 prill për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm.

Mbyllet numërimi në Shkodër e Dibër, Taulant Balla kryeson listën e më të votuara

Ora 08:00 Është mbyllur numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputetë edhe në Shkodër e Dibër. Deri më tani, politikani më i votuar është Taulant Balla, i ndjekur nga socialistët Erjon Braçe, Belinda Balluku, Blendi Klosi dhe Bledi Çuçi.

Ndërkohë, bie në sy se kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë 11 745 vota, dhe renditet i shtatti më i votuari, duke lënë pas kryeministrin Edi Rama, i cili renditet i dhjeti në listë me 11 412 vota.

Renditja 10 kandidatët më të votuar në rang vendi:

  Kandidati                             Subjekt             Vota          

1. TAULANT BALLA           PS                      21,591

2. ERION BRAÇE                PS                     14,058

3. BELINDA BALLUKU     PS                     12,102

4. BLENDI KLOSI               PS                    11,982

5. BLEDAR ÇUÇI                PS                    11,932

6. FATMIR XHAFAJ          PS                   11,756

7.LULZIM BASHA              PD-AN           11,745

8. SAIMIR HASALLA        PS                   11,515

9.NIKO PELESHI              PS                   11,479

10.EDI RAMA                    PS                    11,412

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy