
Zona e Unazës së Re tek "Astiri" është rrethuar sot nga forca të shumta policore. IKMT ka rifilluar aksionin për prishjen e objekteve të tjera të prarashikuara, në këtë zonë.
Efektivët e policisë kanë krijuar një kordon në perimetrin e rrugës duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve dhe njerëzve.
Por ndryshe nga aksioni tre ditw mw parë, këtë herë banorët nuk kanë bërë rezistencë.
Ata kishin paralajmëruar se do të vijonin rezistencën e tyre dhe nuk do të lejonin mjetet të shembnin banesa dhe biznese përgjatë këtij segmenti, por me sa duket ata nuk kanë gjetur dakortësi mes njëri-tjetrit.
Para tre ditësh, banorët e ‘Astirit’ u përplasën fizikisht me forcat policore pasi fadromat e IKMT shemben 33 objekte.
Banorët mbrojtën deri në fund banesat e tyre, por aksioni vijoi deri në prishjen në objektit të 33-të, ashtu sikurse ishte parashikuar.



