Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ VMRO korr fitore të dyfishtë, pritet koalicion qeverisës me VLEN

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ VMRO korr fitore të dyfishtë, pritet koalicion qeverisës me VLEN

VMRO-DPMNE është fituesja e dyfishtë e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut, sipas rezultateve ende jo përfundimtare të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Rezulton që kandidatja e partisë së djathtë Gordana Silanovska-Davkova ka fituar mbi 65 për qind të votave, ndërkaq Stevo Pendarovski ka arritur të marrë rreth 30 për qind të votave.

Ndërkaq në zgjedhjet parlamentare VMRO ka triumfuar me 40 për qind të votave.

Në vend të dytë është radhitur Fronti Evropian që udhëhiqet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) me afro 17 për qind, ndërsa në vend të tretë koalicioni i opozitës shqiptare VLEN, me 14 për qind të votave.

“Një fitore me përgjegjësi të madhe” e konsideroi Silanovska suksesin e saj, ndërkohë që rivali Stevo Pendarovski pranoi humbjen. Pritet që në koalicionin qeverisës të VMRO-së të jetë edhe koalicioni shqiptar VLEN i Arben Taravarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy