SPAK “futet” në zgjedhje/ Prokurorët zbarkojnë në terren për të frenuar krimin dhe paratë e pista (VIDEO)

SPAK “futet” në zgjedhje/ Prokurorët zbarkojnë në terren për të frenuar krimin dhe paratë e pista (VIDEO)

Ndalimi i përfshirjes së krimit nëpërmjet parave dhe dhunës në fushatë elektorale, lista deputetësh e kutitë e votimit. Prokuroria e Posaçme ka vendosur të zbres në terren duke ndarë prokurorët në 12 qarqe. Tirana dhe Fieri do të jenë me nga dy prokurorë, ndërsa drejtuesi i SPAK Altin Dumani do të jetë në krye të çdo grupi hetuesish.

Përfshirja e krimit në politikë dhe përdorimi parave të padeklaruara prej dekadash mbetet një ndër shqetësimet e standardit të zgjedhjeve në Shqipëri.

Kjo arriti kulmin kur politika për efekt të vetëpastrimit miratoi me detyrim edhe nga ndërkombëtarët ligjin e dekriminalizimit.

I cili shqip shqip përkthehet, ligji që largon kriminelët nga politika. Të cilët për fat të keq në dy dekadat e fundit jo vetëm janë të pranishëm deri në parlament po miratojnë ligje në favor të krimit dhe në kundërshtim me interesin e qytetarëve.

Por edhe ky ligj ka hasur në pamundësi pasi krimi nëpërmjet parave gjen gjithmonë një hapësirë.

Për të parandaluar përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe përdorimin e parave të pajustifikuara, këtë palë zgjedhje është angazhuar edhe SPAK-u.

Në një njoftim publik SPAK e ka titulluar përfshirjen e tij në zgjedhje me dokumentin “Zbatimin e Strategjisë së Hetimit dhe Parandalimit të Krimit Zgjedhor gjatë Zgjedhjeve për Kuvendin 2025”

Për zbatimin e kësaj strategjia e SPAK thotë se ka ndërmarrë një sërë masash si:

Ngritjen e një grupi hetimor (Task Forcë):

Grupi hetimor përbëhet nga

a) një Strukturë Qendrore dhe

b) grupet hetimore të dedikuara në terren që do të kryejnë veprime hetimore gjatë periudhës zgjedhore.

Struktura Qendrore do të drejtohet nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe do të përfshijë prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, ekspertë dhe staf administrativ mbështetës.

Monitorimi dhe Hetimi:

Grupet hetimore në terren do të kenë në përbërje prokurorë, hetues të BKH-së, hetues financiarë, staf administrativ mbështetës, të ndarë sipas 12 Qarqeve dhe 61 Bashkive.

Grupet hetimore në terren do të fokusohen në parandalimin dhe hetimin e veprave penale që lidhen me përdorimin e administratës publike, infrastrukturës shtetërore, dhe përfshirjen e grupeve kriminale në procesin zgjedhor.

Ndalur tek Bashkëpunimi me të tjera institucione publike për të arritur këtë qëllim spak thotë se “Drejtuesi i Prokurorisë, sipas vlerësimit të situatës, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Prokurorin e Përgjithshëm, Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Një nga hetuesit e BKH-së caktohet si person përgjegjës, i cili do të jetë në kontakt të ngushtë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim shkëmbimin e informacioneve dhe të dhënave në kohe reale.

Denoncimet dhe Marrëdhëniet me Publikun:

Do të ngrihet një platformë e posaçme për denoncime nga qytetarët dhe institucionet, duke përfshirë një numër emergjent, raportime online dhe adresë email-i. Cilësojmë se:

“Informacionet e marra nëpërmjet kësaj platforme konsiderohen të natyrës informuese. Ndërkohë kallëzime penale do konsiderohen vetëm ato që depozitohen në prokurori në formë të shkruar dhe në formë të rregullt procedurale. Prokurorët detyrohen që të marrin vendime dhe të njoftojnë kallëzuesin vetëm për këto kallëzime penale.”

Monitorimi Financiar:

Një grup pune më përbërje hetues të hetimit financiar dhe ekspertë të tjerë të fushës në Prokurorinë e Posaçme do të monitorojnë përdorimin e buxhetit dhe investimet publike të cilët nuk lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet e posaçme.

Prokuroria e Posaçme fton të gjithë qytetarët, institucionet shtetërore dhe private, shoqërinë civile, mediat dhe publikun e gjerë që të angazhohen aktivisht në mbështetje të këtij procesi, duke kontribuar në zbatimin e ligjit dhe transparencën zgjedhore.

Por cilat janë veprat penale që do të përfshijnë praninë 24 orë të SPAK në fushatë dhe proçesin zgjedhor:

Korrupsioni aktiv në zgjedhje ( Neni 328 i Kodit Penal);

Korrupsioni pasiv në zgjedhje (Neni 328/b i Kodit Penal);

Çdo vepër penale në kuadër të krimit zgjedhor e kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur (Neni 75/a germa (b) i Kodit të Procedurës Penale);

Çdo vepër penale në kuadër të krimit zgjedhor e kryer nga zyrtarë të lartë publikë si Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, anëtarët e Këshillit të Ministrave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm, Inspektori i Lartë i Drejtësisë̈, kryetari i bashkisë, deputeti, zëvendësministri, anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë̈, dhe drejtues të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj (Neni 75/a germa (c) i Kodit të Procedurës Penale).

Tabela

Prokurorët sipas qarqeve

Adnand Xholi, Klodian Braho / Tiranë

Arben Kraja / Gjirokastër

Ols Dado / Elbasan

Dritan Premçi / Shkodër

Anita Jella / Kukës

Behar Dibra / Berat

Ervin Kondili / Durrës

Doloreza Musabelliu, Sotir Kllapin / Fier

Ervin Gokaj / Dibër

Vladimir Mara / Korçë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy