Një autobus është aksidentuar në Afganistanin perëndimor duke lënë të vdekur 73 persona, përfshirë 17 fëmijë, shumica e të cilëve ishin në një autobus që transportonte emigrantë afganë të deportuar nga Irani, konfirmoi një zyrtar taleban për BBC Pashto.
Autobusi, i cili po udhëtonte për në Kabul, u përfshi nga flakët të martën në mbrëmje pasi u përplas me një kamion dhe një motoçikletë në provincën Herat, tha Ahmadullah Mottaqi, drejtori i informacionit dhe kulturës së talebanëve në Herat. Ai bëri me dije se viktimat ishin të gjithë pasagjerë në autobus, si dhe dy persona në mjetet e tjera të përfshirë në aksident.
Në muajt e fundit, Irani ka rritur deportimet e migrantëve afganë pa dokumente, të cilët kanë ikur nga konflikti në atdheun e tyre.



