Në studion e MCN Informacion, gazetari Sebastian Zonja analizoi fushatën presidenciale në SHBA, e cila finalizohet me zgjedhjet e javës së ardhshme. Zonja tha se përgjatë javëve të fundit, Trump ka ngritur imazhin, duke përdorur të gjitha mundësitë që jep media.

Ndërkohë, sipas tij, rivalja Kamala Harris nuk ia ka dalë të shfrytëzojë të njëjtën mundësi, duke humbur pikë.

Para dy muajsh flisnim për arrestimin e Trump. Sot falë kurimit të imazhit flasim për një kandidat që ka të gjitha shanset për t’u bërë president. Ka qenë në podkastet më të rëndësishme.

Mbajtja afër e militantëve të MAGA solli unifikimin e mëtejshëm të republikanëve.

Nga ana tjetër Kamala Harris ka shumë pak dalje. Ka gafa që faktikisht janë problematike dhe i ulin pikë. Po të shohësh me kujdes, sheh që në mjedise të ndryshme ka fjalime të ndryshme. Ka një ulje në kuota. Kjo sepse Biden dhe Harris po shihen si e njëjta gjë.

Ndërkohë, për Trump demokratët po bëjnë fushatë negative duke e portretizuar Trumpin si fashist. Ka një problem brenda demokratëve, ka njëfarë “grushti shteti” brenda tyre. Ka një problem që nuk shfaqet në publik.