Andrew Tate është liruar nga arresti shtëpiak, por ai nuk do të lejohet të largohet nga Rumania për shkak të akuzave për trafikim seksual. Mediat e huaja bëjnë me dije se Tate, 36 vjeç, dhe vëllai i tij Tristain dhe dy gra rumune janë liruar nga arresti shtëpiak këtë të premte. Në fillim të kësaj jave, vëllezërit po apelonin kundër një vendimi gjyqësor të marrë muajin e kaluar për t'i mbajtur ata në arrest shtëpie për 30 ditë të tjera. Paraqitja e tyre në Gjykatën e Apelit në Bukuresht erdhi pasi Tate u akuzua zyrtarisht për përdhunim, trafik njerëzor dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzimin e grave në qershor. Tristan dhe dy gra rumune u akuzuan për trafikim njerëzor. Të katër nuk do të jenë në gjendje të largohen nga Rumania ose të udhëtojnë në disa pjesë të vendit, por mund të largohen nga shtëpia dhe të udhëtojnë brenda Bukureshtit dhe Ilfov.



