Gjermania pritet të zgjasë izolimin deri në fund të prillit

Gjermania pritet të zgjasë izolimin deri në fund të prillit

Gjermania planifikon të zgjasë izolimin për shkak të pandemisë së Covid-19 deri në fund të prillit.

Sipas Bild, pritet që drafti për masat anti-Covid të paraqitet të hënën. Ndërkohë kufizimet e mëparshme ishin të vendosura deri në 28 mars.

Gjermania po përballet me një rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus. Agjencia DPA raporton se për shkak të kësaj situate, Qeveria mund të marrë masa shtesë të izolimit.

Gjatë javës së kaluar numri i të infektuarve për 100.000 banorë për të gjithë Gjermaninë është rritur në 103.9, tha Instituti për Sëmundje Infektive, Robert Koch (RKI).

Të dielën (21 mars) u raportuan 13.733 raste të reja të të infektuarve, derisa një javë më parë ishin raportuar 10.790. Autoritetet regjistruan 99 vdekje të reja, ndërsa të dielën e kaluar ishin raportuar 70 viktima.

Ndërsa vdekjet nga Covid në mbarë botën tejkaluan 2.7 milionë. Që nga fillimi i pandemisë, virusi ka vrarë të paktën 2,709,821 njerëz në të gjithë botën.

SHBA mbetet vendi me numrin më të lartë të vdekjeve (541.914), ndjekur nga Brazili (292.752) dhe Meksika (197.827). 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy