“Drejtësi për Eglin”, policia masa për marshimin sot në Tiranë

“Drejtësi për Eglin”, policia masa për marshimin sot në Tiranë

Policia e Tiranës ka marrë masa për mbarëvajtjen e marshimit të thirrur sot pasdite për vrasjen e Egli Progës, 42 vjeçarit që humbi jetën në Pogradec një javë më parë nga dhuna e ushtruar nga Denis Meçe.

Mësohet se tubimi është parashikuar të nisë në orën 19:30 dhe Policia informon se nga sheshi "Skënderbej" deri te Kryeministria do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 19:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", segmenti i rrugës "Myslym Shyri" nga Gjykata e Lartë deri në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".  Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugët "Ibrahim Rugova" dhe "Papa Gjon Pali" si rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy