
Edhe pse nuk është zbuluar asnjherë një laborator droge, qyteti kryesor në Shqipëri që pret ngarkesa sipas gazetarit Artan Hoxha është Fieri. Nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV Hoxha tha se e quan Fierin Univershitetin shqiptar të krimit të organizuar sepse siç tregon ai është shumë i evoluar.
“Dihet në Shqipëri vendi kryesor deri tani që ka pritur ngarkesa, është Fieri, por në Fier nuk është zbuluar kurrë asnjë laborator. Por Fierin unë e quaj Univershitetin shqiptar të krimit të organizuar sepse është shumë i evoluuar, është pak i ekspozuar dhe as mediat dhe as policia nuk sulmojnë aty. Ndoqa një rast aty vitin e kaluar, kontenieri vinte nga Ekuadori, kaloi në Durrës nuk e kapi skaneri, e mori kompania që priste banane dhe papritur kur e çojnë në Patos shkuan dhe i grabitën dhe ngjarja u regjistrua si grabitje e thjeshtë. Në fakt ata grabitën kokainën sepse ky i shkreti kishte porositur banane dhe nuk dinte gjë. Ata i çmontuan kontenierin nga jashtë dhe ikën dhe kjo ngjarje u raportua se grabitje dhe u rrahën edhe rojet. Ata kanë krijuar grupe të fuqishme. Përdorimi i Shqipërisë si bazë operacionale do të thotë se ata kanë krijuar lidhjet e duhura në Shqipëri, paguajnë në Prokurori, në gjykatë, në polici dhe e kan kollaj dhe financojnë fushatën sepse ata kanë para dhe nuk e kanë problem”, deklaroi Hoxha.



