Dhjetëra viktima nga përmbytjet në Itali/ Pregu: Jemi ende në fazë alarmante dhe emergjence. Nuk ka shqiptarë të prekur (VIDEO)

Dhjetëra viktima nga përmbytjet në Itali/ Pregu: Jemi ende në fazë alarmante dhe emergjence. Nuk ka shqiptarë të prekur (VIDEO)

Ka shkuar në 14 bilanci i viktimave si pasojë motit të keq që ka përfshirë rajonin Emilia-Romagna në Itali, ku raportohet për përmbytje masive dhe rrëshqitje të dherave. Duke folur për MCN Live avokatja Eva Pregu theksoi se banorët janë ende në një fazë alarmante dhe emergjente. Pregu bëri me dije se shkollat dhe gjykatat në zonë janë mbyllur. Ajo shton se autoritetet po ndihmojnë në përballimin e situatës, por vë në dukje se njoftimi për banorët është bërë me vonesë.

Opinioni publik po e jeton në një mënyrë shkatërruese. Unë jetoj në Ravena, është e prekur gjysma e Ravenës, pjesa Lindore. Jemi në fazë shumë alarmante dhe emergjence. Gjysma e Ravenës ku ndodhem unë është shpërngulur nga shtëpitë duke zbritur në lokacione të përbashkëta, pasi edhe ditën e sotme priten përmbytje në Ravena. Në Cesena dhe Forli ka pasur përmbytje të jashtëzakonshme. Janë përmbytur të gjitha qytetet përreth Ravenës, Forli është zgjuar në ujë. Gjendja është rrëqethëse. Autoritetet janë munduar. Kemi ndërprerë aktivitetet në gjykatë, pasi unë këtu jam avokate. Janë mbyllur shkollat. Qeveria na ka ndihmuar, por ndihma e menjëhershme ka ardhur nga profesionet civile, kryqi i kuq.

Njoftimi është bërë me thënë të drejtën, por ka ardhur në moment të vonuar, një ditë më para. Por nuk pritej një dëm i tillë, një përmbytje e këtyre niveleve. Tani kanë filluar të largojnë një pjesë të qytetarëve të Ravenën. Edhe në një pjesë të Bolonjës ka pasur rrëshqitje të pemëve apo të tokës.

Jemi akoma në fazë alarmi. Sot ka rënë përsëri shi, dhe jemi në një zonë alerte. Po mundohen që të nxjerrin lumet në deviacione të tjera. Kemi mbyllje të rrugëve, aktiviteteve, të shumë zonave të Ravenës. Shpresoj që shiu të pushojë sepse do ta përkeqësonte tejmase situatën”.

Eva Pregu thotë se nuk ka shqiptarë viktima si pasojë e përmbytjeve, ndonëse zona e Faenzës, ku janë përqendruar një pjesë e mirë e bashkëkombësve tanë është ndër më të prekurat.

Nuk ka pasur viktima shqiptare. Zona më e përqendruar e qytetarëve shqiptarë është zona e Faenzës, ku është një nga zonat më të prekura të kësaj situate. Janë mundur të ndihmojnë me sa kanë mundësi qytetarët shqiptarë. I kanë ndihmuar të gjithë qytetarët, shqiptarë dhe italianë. Nuk kam dijeni të ketë viktima shqiptare. Jemi të gjithë të bashkuar, po ndihmojmë njëri-tjetrin, po vë re një altruizëm si për italianët dhe shqiptarët.

Situata duhet të ishte menaxhuar më mirë nga pikëpamja ime personale. Vet fakti që në zonat e prekura ka pasur qytetarë akoma në shtëpi, ka pasur makina akoma në rrugë, këtë situatë nuk e kanë përballuar si duhet...Njoftimi erdhi vonë dhe s’na kanë njoftuar për përmasat. Situata është menaxhuar në mënyrë shumë sipërfaqësore mund të them. Duhet të ishte bërë më shumë, sepse nuk duhet të ndodheshim sot në një situatë të tillë”.

Pyetjes, kur mund të përmirësohet situata, ajo i përgjigje:

Një parashikim e vështirë të bëhet pasi jemi të gjithë me sytë në drejtim të qiellit. Shpresoj që të mos ketë shi. E ardhmja është akoma një pikëpyetje për të gjithë ne. E gjithë zona është e alarmuar, dhe ajo çfarë shikoni në televizor është mëse e përpiktë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy