
Italia pritet që të bëjë të detyrueshme pasaportën jeshile për punonjësit që punojnë në sektorin public, por edhe atë privat.
Askush prej tyre nuk do të pranohet në punë nëse nuk është vaksinuar apo nëse nuk paraqet një tampon negativ ose dëshmi që vërteton që e ka kaluar virusin së fundmi.
Drafti është miratuar edhe nga guvernatorët e rajoneve dhe tashmë pritet firma e kryeministrit. Vendimi, i cili pritet të firmoset nesër nga kryeministri Mario Draghi do të fillojë të aplikohet mes datave 10-15 tetor dhe do të përfshijë të gjithë Italinë.



