“Deepfake” është një fenomen shumë i përhapur kohët e fundit, i cili konsiston në mashtrimin e thellë të audiencës nëpërmjet inteligjencës artificiale dhe produkteve video.
Ju ka ndodhur ndonjëherë të shihni në rrjete sociale ose në internet video të aktorëve të famshëm, politikanëve apo njerëzve me impakt të madh publik që shfaqen krejtësisht ndyshe nga ajo çka jemi mësuar të shohim tek ta?
A e keni parë ndonjëherë Obamën duke thënë fjalë të pista, duke rënë në kundërshti me figurën e tij intelektuale? Ose një reper të këndojë opera?
Nëse po, atëherë keni rënë në grackën e këtij fenomeni “Deepfake” ose ndryshe “Mashtrim i thellë”. Bëhet fjalë për një teknologji të re, inteligjencë artificiale, e cila arrin të vendosë fytyrën e një tjetër personazhi mbi trupin e një “aktori” tjetër duke shtrembëruar kështu mesazhin e dhënë në një video, ose duke denigruar figurën e personazhit të përdorur.
Ky lloj modifikimi është gati i pamundur të kuptohet nga audienca e thjeshtë, e ndonjëherë shumë e vështirë edhe nga specialistët e fushës.
Shumica e këtyre videove janë pornografike, por ka edhe një pjesë të madhe kushtuar politikanëve që bëjnë deklaratat e tyre rreptësisht të rreme. Falsifikimet mund të jenë edhe vetëm audio. Kreu i një dege britanike të një kompanie gjermane të energjisë shpenzoi disa dhjetëra mijëra paund në një llogari bankare pasi u mashtrua nga zëri i rremë i CEO-s së një komanie gjermane.
Por cili është rreziku që sjell ky fenomen?
Skenari i mundshëm i ofruar sot nga inteligjenca artificiale na duket më shumë se kurrë i pafund. Ndërsa një dëshirë e thellë për progres vazhdon, nuk mungon frika se e gjithë kjo teknologji mund të na shpëtojë nga duart. Fenomeni "Deepfake", ose teknika që ndërthur një imazh real me një video para-ekzistuese me një efekt thellësisht realist është gjithashtu i aftë të ndryshojë realitetin në një nivel politik.
"Deepfake" është mashtrimi i thellë i bërë realitet, duke e bërë edhe më e lehtë të ndryshosh imazhin e fytyrës tënde me një subjekt tjetër (ekzistues ose imagjinar) ndërsa përdor aplikacione video të improvizuara.
Si të ndërtojmë një të ardhme që ka të bëjë me inteligjencën artificiale dhe që në të njëjtën kohë është e sigurt?
Në 15 vitet e fundit, teknologjia, inteligjenca artificiale, të mësuarit në kompjuter kanë bërë përparime të mëdha, duke i dhënë dritë botës së “touch-it”, ndryshimit 3D, telefonave inteligjentë, aplikacioneve që madje mund të vlerësojnë gjendjen e shëndetit njerëzor.
Pas përdorimit që ne i bëjmë teknologjisë, kompjuterave ose aplikacioneve, është gjithnjë dikush që ka menduar për përdorimin që ne do t'i bënim asaj teknologjie.
Ekziston një studim i përdorshmërisë i bërë nga një projektues, i cili mendoi për ne duke përdorur atë teknologji dhe për mënyrën se si ne do ta përdornim.
Por mesa duket kjo teknologji e re, e cila është e aftë të ndërhyjë dhe ndyshojë 100%, mesazhet që ne japim, të ndryshojë në botëkuptimin e audiencës dhe të transformojë të vërtetën mund të përdoret negativisht duke u bërë një kërcënim për përdoruesit e rrjeteve sociale dhe të internetit.



