Avokatët e ish-presidentit amerikan Donald Trump kanë kërkuar që gjyqi ndaj tij të fillojë në vitin 2026, sepse u duhet kohë që të përgatiten për mbrojtjen.
Duke supozuar se e fillojmë shqyrtimin e dokumenteve sot, do të na duhet të shqyrtojmë 99,762 faqe në ditë deri në datën e propozuar nga juria. Kjo është si të lexosh veprën "Lufta dhe Paqja" të Tolstoit, nga fillimi në fund, 78 herë në ditë, çdo ditë, deri në datën që thotë juria.
Kryeprokurori Xhek Smith ndërkohë ka kërkuar që çështja për dyshimet për përmbysjen e rezultatit zgjedhor të fillojë më 2 janar.
Data e gjykimit e propozuar më 2 janar përfaqëson një ekuilibër të përshtatshëm të së drejtës së të pandehurit për të përgatitur mbrojtjen dhe interesit të fortë të publikut për një gjykim të shpejtë në këtë çështje.
Mbi ish-presidenti Trump rendojnë katër akuza penale fshehja e pagesave për Stromi Daniels, aktore për filma për të rritur; dyshimet për mashtrim në financimin e fushatës së zgjedhjeve të 2016-ës; keqpërdorim i dokumenteve të klasifikuara që ai mori nga Shtëpia e Bardhë ndërsa la detyrën; si dhe komplot për të përmbysur rezultatin zgjedhor të 2020-ës.
Datat për gjyqet në Nju Jork dhe në Florida janë caktuar në mars dhe maj, përpara zgjedhjeve të nëntorit 2024.



