Ndryshimet klimatike shfarosin gjitarët e parë

Ndryshimet klimatike shfarosin gjitarët e parë

Ndryshimet klimatike kanë shkaktuar “viktimën” e parë në klasën e gjitarëve. Javën e shkuar, qeveria australiane njoftoi zhdukjen e një brejtësi të vogël të quajtur Bramble Cay melomys. Lajmi në fakt humbi mes rreshtave të një njoftimi për shtyp për miratimin e masave që kanë për qëllim ruajtjen e specieve të rrezikuara.

Ky lloj brejtësi ka jetuar në një zonë të izoluar, një ishull i vogël në very të barrierës koralore, në veri të pranë Papua Guinesë së Re. Sipërfaqja kryesisht me rërë me lartësi vetëm tre metra mbi nivelin e detit është goditur shpesh nga stuhitë dhe fenomenet ekstreme të motit. Uji ka zhdukur rreth 97 për qind të bimësisë, burimi i vetëm i ushqimit të brejtësve.

Sipas një raporti të vitit 2016, personi i fundit që ka parë një brejtës të kësaj specieje ishte një peshkatar që e kishte vënë re në fund të vitit 2009. Ai mund të ketë qenë i mbijetuari i fundit i species.

Brejtësi në fjalë ishte cilësuar si specie e zakonshme, por gjërat ndryshuan me kalimin e viteve. Një studim i vitit 1998 e vlerësoi popullatën ekzistuese në 93 individë, shumë më pak se dy dekada më parë. Një tjetër studim i vitit 2004 evidentoi vetëm 12 brejtës, kjo në bazë të të dhënave në kuadër të planit të rimëkëmbjes për 2008 për specie në rrezik. Ky plan, për të cilin nuk është bërë shumë deri sot, në atë kohë listoi si kërcënim potencial rritjen e nivelit të detit, përmbytjet dhe erozionin bregdetar.

Njoftimi i qeverisë australiane nuk ka pse të jetë surprizë. Në vitin 2016, Queensland foli për herë të parë për zhdukjen e mundshme të species, duke identifikuar si shkak "ndryshimin klimaterik të shkaktuar nga njeriu”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy