27 vendet anëtare të BE-së miratuan ditën e djeshme një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë.

Vendimin e bëri me dije presidenca belge e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Kjo paketë parashikon masa të reja të dhe përforcon ndikimin e sanksioneve ekzistuese.
“Kjo paketë masash të forta do të pengojë më tej Rusinë të ketë akses në teknologji. Gjithashtu do ta privojë Rusinë nga të ardhurat shtesë në sektorin e energjisë ”, tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në X.



