Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë të gjitha mekanizmat për t’iu përgjigjur atyre që përpiqen të minojnë vlerat demokratike dhe perëndimore në Malin e Zi.
Paralajmërimi u bë nga zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Gabriel Escobar, gjatë Forumit “To be Secure” i organizuar në shtetin fqinj. Sanksionet dhe izolimi diplomatik ishin dy mekanizmat të cilat u përmendi Escobar zyrtarëve pro-serbë në Pogodricë.
“Ato forca politike në Mal të Zi që janë pro-serbe duhet të pranojnë se Mali i Zi duhet të jetë demokratik, i pavarur, sovran dhe i kthyer drejt Perëndimit dhe të qëndrojë si pjesë e NATO-s. Për ata që me të vërtetë po përpiqen të minojnë këto vlera, ne kemi shumë mënyra për t'iu përgjigjur. Disa prej tyre janë sanksionet, izolimi diplomatik dhe politik, si dhe angazhimi me ata në Mal të Zi që kanë kapacitetet për t’i izoluar.”
Escobar tha se Ballkani Perëndimor ofron shumë mundësi dhe brenda tre vitesh do të flitet për suksesin ekonomik të këtij rajoni.



