Menjëherë pas deklaratës për shtyp të kryeministrit Edi Rama, Kryetari i PD, Lulzim Basha përsëriti edhe një herë se modeli i qeverisë Rama për Reformën në Drejtësi është kapja e sistemit. Basha u shpreh se fjalimi prej 45 minutash i kryeministrit Rama nuk i dha përgjigjie asnjërës prej kërkesave të opozites.
Kreu i PD akuzoi disa nga ministrat e kabinetit Rama për korrupsion duke përmendur edhe emrat e disa prej tyre. Modeli i Ramës për drejtësine është një model i kapur dhe i përdhunuar prej atij vetë. Ky model do të mbajë të paprekur modelin e qeverisjes së korruptuar të krimit dhe korrupsionit – përfundoi Basha.



