Këngëtarja italiane Piera Napoli u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Palermo. 32-vjeçarja sipas raporteve ishte goditur me thikë për vdekje, ndërsa trupi i saj u gjet i mbuluar nga gjaku në tualet në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin Salvatore Baglione, 37 vjeç dhe tre fëmijët.
Arma e vrasjes mund të jetë një thikë kuzhine, ndërsa bashkëshorti është pas hekurave. Ai rrëfeu se e qëlloi 10 herë me thikë, njëra prej tyre në fyt.
Ishte ai që njoftoi policinë, të cilën i shoqëroi më pas nga komisariati për në shtëpinë e tij. Të dy ishin ndarë prej dy vitesh por jetonin në një shtëpi.
Viktima ishte një këngëtare që i pëlqente muzika neo-melodike në dialektin napolitan: Piera Napoli kishte prezantuar në 2016-n një disk me këngët e shkruara dhe të luajtura për të nga Gianni Luna. Këngë që kanë mijëra shikime në YouTube, si dhe ato në të cilat ai bën duet me këngëtarë të tjerë neo-melodikë.
Postimi i saj i fundit në Facebook daton disa orë para vdekjes: "Nëse doni që t'ju japin lule më 14 shkurt (Dita e Shën Valentinit), vdisni më 13 shkurt”.
Fjalë që tani tingëllojnë si një shenjë shqetësuese. Disa orë më parë postimi i fundit i publikuar nga bashkëshorti i së ndjerës ishte fotoja e profilit ku shkruhej "ADN krimineli" me një foto të Robert De Niro në sfond dhe fjalët “Respekti është një gjë e madhe, sa keq që jo të gjithë ia dinë kuptimin”.
Babai i së ndjerës rrëfeu se ai ishte shumë xheloz, ndaj e kishte denoncuar edhe 2 vite më parë, pasi e përndiqte. Ish-bashkëshortët kanë tre djem të moshës 13 dhe 11 vjeç, nga të cilët dy janë binjakë. Bashkëshorti i së ndjerës, i cili ishte kasap, e bëri krim me paramendim. Pasi transportoi mishin, postoi mesazhin për respektin, shoqëroi tre fëmijët tek prindërit e gruas dhe shkoi për në shtëpi. Gjatë grindjes e sipër, ai mori thikën dhe e goditi 10 herë.
Burimi: Il Fatto Quotidiano



