Të gjitha femrat që do të udhëtojnë me "Saudi Arabian Airlines", duhet të kenë një kod strikt të veshjes

Të gjitha femrat që do të udhëtojnë me "Saudi Arabian Airlines", duhet të kenë një kod strikt të veshjes

Kompania e fluturimeve në Arabinë Saudite ka shkaktuar zemërim pas publikimit të një kodi të veshjes që u bën me dije  pasagjereve femra të mos ekspozojnë krahët apo këmbët. Kodi i sjelljes u kërkon udhëtarëve të tij të mos jenë ‘të veshur në një mënyrë që do të shkaktonte siklet ose kundërvajtje për udhëtarët e tjerë’, ku përfshihen rrobat që janë shumë të holla ose shumë të ngushtaPërsa i përket meshkujve, nuk pranohen pantallonat e shkurtra në avion.

Po ashtu thuhet: “Linja ajrore Saudite mund të refuzojë transportimin e udhëtarëve ose mund të largojë udhëtarët nga fluturimi në çdo moment për mosplotësimin e kodit të veshjes”.

Kjo kompani fluturimi ndalon gjithashtu edhe transportimin dhe konsumimin e alkoolit, si dhe zbret nga avioni ata pasagjerë që mbajnë erë të keqe, që nuk vjen si pasojë e ndonjë sëmundjeje apo handikapi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy