Hetimi pasuror/ Bushati: Kam frikë që SPAK-u po gërvisht Veliajn për të ruajtur padronin

Hetimi pasuror/ Bushati: Kam frikë që SPAK-u po gërvisht Veliajn për të ruajtur padronin

Analisti Andi Bushati duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” për Erion Veliajn, ngriti pyetjen nëse kemi të bëjmë me të njëjtin truk që sipas tij u gjet në rastin Ahmetaj, ku hetimi pasurur bëhet për të mos i shkuar më thellë hetimeve për inceneratorin.

Bushati tha se frika e tij për SPAK-un është nëse po përpiqet ta përkëdhelë Veliajn, duke e gërvishtur pak, me qëllim që të ruajë padronin, që sipas tij është Rama.

 

Drupal Ad

 

"S’e dimë a ka nisur procedim penal. E para e punës në bazë të cfarë padie ka nisur ky procedim. Por duhet indicia. Ne e dinim për Arben Ahmetajn nga nisi, ishte një gazetar. E dyta, prokurori që ka firmosur shkresën, s’është marrë as me ‘5D’ as me inceneratorin. Kemi një cështje tjetër, apo 5D, apo inceneratorin. Ka një mjegullnajë për këtë. Duket sikur dokumenti do të thotë ‘Veliaj s’është kolegu ynë’, por kaq për këtë.

Ka një dilemë të madhe që shtrohet, ore do e rrëzojë SPAK-u Veliajn apo jo? Dy tema ka, do e shesë Rama-Veliajn, apo a do e rrëzojë, burgosë SPAK-u Velijan. Ne pamë një rast me Ahmetajn, që u zhvesh nga procedurat si nismëtari i inceneratorit, dhe i numëruan deri te tangat e grave dhe dashnoreve. U anashkalua inceneratori, sepse po të vazhdohej me inceneratorin, shkohej më larg se Ahmetaj. U gjet ky truku i hetimit pasuror. Mos kemi të njëjtin paralelizëm me Veliajn?! Se Veliaj ka shumë njolla të zeza me inceneratorin, por s’është arkitekti. Veliaj është në pozicionin e njeriut që mund të prishë provat. A mos kemi një SPAK që po përpiqet ta përkëdhelë Velian?! Edhe po e gërvishti pak të ruajë padronin real të Veliajn. Kjo është frika ime për SPAK-un”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy