
Asambleja e Partisë Socialiste do të mbahet më 2 qershor në orën 18:00 tek Amfiteatri i Liqenit të Tiranës, e cila ka në rendin e ditës thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm që përkon edhe me 30-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.
Ky vendim është marrë ditën e sotme, ku socialistët do të mblidhen në këtë datë, e cila përkon me 30-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste.
Sekretari organizativ, Arben Pëllumbi u shpreh për mediet se PS do të çelë një fushtatë të re anëtarësimesh.
Më herët kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi se më datë 12 qershor socialistët do të mbajnë Kongresin e Partisë.
Rama bëri me dije se 12 qershor-i është datë që shënjon dhe 30-vjetorin e PS-së.



