Interes për memorialin e Skënderbeut dhe në dimër, 3-fishohet numri i vizitoreve gjatë janarit

Interes për memorialin e Skënderbeut dhe në dimër, 3-fishohet numri i vizitoreve gjatë janarit

Vendvarrimi i Gjergj Kastriotit Skënderbeut në qytetin e Lezhës, po shfaq interes edhe gjatë stinës së dimrit. Numri i vizitorwve në këtë aset mjaft të rëndësishëm turistik është trefishuar përgjatë muajit janar të këtij viti.

Aktivitetet që lidhen me Gjergj Kastriotin dhe bashkëpunimi me agjencitë e huaja turistike, ka ndikuar në rritjen e numrit të vizitorwve thotë Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi.

Një nga asetet historikë mjaft i rëndësishëm është dhe kalaja mesjetare e qytetit të Lezhës, por është shumë pak e vizituar, pasi ngjitja e autobuzave me turist është e pamundur për shkak të rrugës së ngushtë, ndërsa në kishat mesjetare që ndodhen në territorin e Bashkisë Lezhë mungojnë guidat.

Rajoni i Lezhës është një zonë mjaft atraktive që ofron turizëm gjithëvjetor, por kërkohet më shumë promovim dhe shërbim për të thithur sa më shumë vizitor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy