Xi Jinping nga Moska: Kina është e gatshme të mbikëqyrë rendin botëror me Rusinë

Xi Jinping nga Moska: Kina është e gatshme të mbikëqyrë rendin botëror me Rusinë

Kina është e gatshme së bashku me Rusinë që të mbikëqyrin rendin botëror bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuar.

Kështu deklaroi Presidenti kinez Xi Jinping, me të mbërritur në Moskë.

Ai tha se qëllimet janë që të promovojnë demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në një mënyrë më të drejtë dhe më racionale.

Kam besim se vizita do të jetë e frytshme dhe do t’i japë një shtysë të re zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-Rusi të partneritetit gjithëpërfshirës dhe bashkëpunimit strategjik në një epokë të re.

Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi se gjatë vizitës së tij në Moskë do të nisë një plan për zhvillimin e ndërveprimit strategjik dhe bashkëpunimit praktik me Rusinë.

Pasditen e sotme është parashikuar takimi dhe më tej konferenca me homologun rus, Vladimir Putin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy