Bisedimet në Bruksel, Athina dhe Shkupi konfirmojnë zgjidhjen e çështjes së emrit (VIDEO)

Bisedimet në Bruksel, Athina dhe Shkupi konfirmojnë zgjidhjen e çështjes së emrit (VIDEO)

Duket se është arritur një marrëveshje për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë pas diskutimeve të fundit në Bruksel.

Sipas një zyrtari të qeverisë që ka njohuri për bisedimet mbi çështjen e emrit, dy ministrat e Jashtëm Kotzias dhe Dimitrov kanë bërë përparim të rëndësishëm, por negociatat nuk kanë përfunduar, por ato janë në pikën kryesore, raportojnë mediat greke.

"Të dy ministrat e Jashtëm kanë përfunduar atë që kishim marrë përsipër nga kryeministrat e të dy shteteve", theksoi shefi i diplomacisë helene Nikos Kotzias.

"Sot, dhe ndoshta nesër, do të vazhdojmë të negociojmë në nivel ekspertësh, çështjet teknike dhe ligjore janë ato që duhet të trajtohen", vazhdoi më tej Kotzias. 

Në përfundim, ministri i Jashtëm grek ka thënë, "Pasi të kenë përfunduar dhe pasi të zgjidhen çështjet teknike dhe ligjore, dokumentet e hartuara në nivelin e ministrave të Jashtëm do t’u jepen dy kryeministrave, të cilët do të bisedojnë me njëri-tjetrin dhe do të formulojnë marrëveshjen përfundimtare”, ka deklaruar Nikos Kotzias.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA deklaroi se korniza do të jetë temë diskutimi edhe në nivel kryeministrash.

"Kishim takim produktiv. Kemi kornizë e cila duhet përpunohet dhe në të për momentin ekipet juridike nga dyja vendet janë duke punuar në Athinë. Pritet bisedim edhe mes dy kryeministrave Zaev dhe Tsipras në mesjavë, ku edhe shpresojmë se do të qartësohen disa punë të rëndësishme nga opsionet që janë në lojë" deklaroi Dimitrov.

Dimitrov i tha se shpresonte që një zgjidhje mund të gjendet në samitin e BE, më 28 qershor. 

Lidhur me takimin me ministrat e jashtëm të BE, Dimitrov tha se i ka njoftuar ata për ecurinë e negociatave, për përpjekjet e bëra në nivelin "bilateral" për të gjetur një zgjidhje për çështjen e emrit, si dhe sa e rëndësishme do të ishte zgjidhja e kësaj çështjeje për të gjithë rajonin e Ballkanit, shkruan tanea.gr.

Për bisedimet ka reaguar edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, e cila ka deklaruar se ndihet e lumtur me progresin e bërë veçanërisht në Greqi dhe Maqedoni për negociatat e çështjes së emrit.

Dy vendet janë shumë pranë Severna Makedonija (Maqedonia e Veriut), por nuk mohojnë edhe dy variantet e tjera Maqedonia e Epërme (Gorna Makedonija) dhe Maqedonia e Re (Nova Makedonija). 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy