Tre persona të maskuar bëjnë për në spital një person në Sarandë, kapen me drogë dhe sende të ndaluara

Tre persona të maskuar bëjnë për në spital një person në Sarandë, kapen me drogë dhe sende të ndaluara

“Sunset” u kodua një operacion i policisë së Sarandës, i cili zbardhi ngjarjen e dhunimit të një personi, duke vënë në pranga tre autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas ngjarjes së ndodhur në lagjen nr.4, Sarandë, ku disa shtetas të maskuar goditën me sende të forta, shtetasin E. K., 42 vjeç, banues në Sarandë, kanë vijuar punën hetimore, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, u bë kapja dhe ndalimi i S. P., 57 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vrasje; A. H., 40 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe E. P., 29 vjeç, banues në Sarandë.

Tre të ndaluarit, dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen nr.4, Sarandë, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. K., i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, është larguar në banesë.

I dëmtuar gjithashtu kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes, duke fshehur automjetin e përdorur në këtë ngjarje, i cili është gjetur dhe sekuestruar nga policia, së bashku me një automjet tjetër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat dhe në 2 automjetet që këta shtetas posedonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 përforcues grushti, 1 shkop metalik, 1 jelek muntifuksional, 3 palë doreza, 2 maska, 3 palë targa automjeti dhe 1 targë motori, 2 thika, 1 aparat për bllokim valësh, 7 aparate celulare, 10 karta SIM shqiptare dhe greke, 1 peshore elektronike, 210 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, 9 fishekë dhe një shumë parash në euro dhe lekë.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë, për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Kanosja”, “Mbajta pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy