
Avokati Redon Meksi në MCN Live ka komentuar lidhur me vendimin e gjykatës për protestuesit e arrestuar që protestuan para bashkisë së Tiranës kundër dosjes 5D të cilët nuk u lanë në burg, por ju ndalua të marrin pjesë në të gjitha tubimet.
Ai u shpreh se duke pasur parasysh arsyen e asaj proteste është shumë pak ajo që ndodhi para bashkisë sepse të ishim në vende të tjera ai institucion do ishte djegur fare.
Redoni tha se një tjetër faktor që duhet diskutuar është dhe fakti që policët futen mes protestës si civilë ndërkohë që sipas ligjit ata punonjës policie që marrin pjesë duhet të jenë të identifikuar.
Që të marrësh një masë sigurimi arrest me burg do të thotë të kesh parasysh tre elementë e para shansi i personit për tu larguar nga vendi, shansi për të prishur provat pra të kesh mundësi për të prishur provat gjatë hetimit apo për të përsëritur të njëjtën vepër.
Unë nuk të mbaj në burg, por vetëm mos të marrë pjesë në protesta sepse mund të kesh shanse për të kryer të njëjtën vepër. Risi është që nuk është lënë në arrest me burg. Kjo është e mirë që ne si protestues na jepet mundësia për të mos ndenjur në burg, sepse kemi parë aksione të policisë duke arrestuar këta persona sikur ishin kriminelë.
Pastaj nuk duhet harruar se shkaku i kësaj proteste ajo dhunë është shumë e paktë duke pasur parasysh se për çfarë protestohet sepse po të ishim në vendetë tjera si Franca bashkia do ishte djegur fare.
Ne sot kemi policinë që futet mes turmës si civil, në çastin e parë që futesh si civil në protestë unë si protestues të akuzoj që ti hodhe flakadanin. Ligji për policinë ka detyrim që policia të jetë i identifikueshëm që është punonjës i policisë. Problemi qëndron te prokuroritë dhe gjykata sepse janë të kapura politikisht.
Ti mund të bësh shenja të kundërligjshme dhe skam si të identifikoj, kjo është një dhunë e shtetit për të ulur protestat dhe kjo duhet të marrë fund. Prokuroritë dhe gjykatat duhet të marrin masa ndaj këtyre.



