Teksa gjykata e lartë ka nisur një procedurë për rishikimin e vendimit unifikues të vitit 2011 për masat e arrestit, prokuroria e posaçme flet me statistika për llojet e tyre dhe aplikimin. Arresti në burg ka pësuar rënie për vitin 2025 krahasuar me vitin 2024. Prokuroria e posaçme thotë se kjo masë është caktuar vetëm për persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe për veprën e korrupsionit. Masat që janë aplikuar më shumë për vitin që lamë pas është “detyrim paraqitje “ dhe ndalim i daljes jashtë vendit.



