
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur sot t’u ndalojë hyrjen në Kosovë për një periudhë 3-vjeçare dy serbëve që u arrestuan për organizimin e trazirave në Veri. Sinisha Jevtiç dhe Ivan Sekuliç, u dënuan për veprat penale "pjesëmarrje në turmë" dhe "huliganizëm". Përveç dëbimit nga Kosova, u dënuan me nga 6 muaj burg secili, masë e cila iu zëvendësua me gjobë 7 mijë euro për secilin. Emrat e Sinisha Jevtiç dhe Ivan Sekuliç u përmendën fillimisht nga kryeministri Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës, ku u tha ndër të tjera se ata ishin pjesë e tifozëve nacionalistë të Crvena Zvezdës.



