Procesi i numërimit ka përfunduar dhe në Korçë ku kandidati i PS, Sotiraq Filo është shpallur fitues me 20996 vota. Kandidatja e “Bashkë Fitojmë”, Ledina Alolli ka marrë 13631 vota.
Hilë Curri i “Bashkë Fitojmë” ka fituar bashkinë e Fushë Arrëzit me 2693 vota. Kandidati i PS, Frank Tuci në këtë bashki ka marrë nga qytetarët 1872 vota.
Edhe në Klos ka triumfuar kandidatja e PS, Valbona Kola e cila mori 4466 vota, ndërkohë që Bedri Hoxha i “BF” grumbulloi 3499.
Mariglen Disha, kandidati i PS në Librazhd fitoi me 10364. Sipas shifrave të KQZ Shefki Çota i “Bashkë Fitojmë” mori 3557.
Me një diferencë të vogël prej 23 votash ka fituar në Rrogozhinë kandidati i PS Edison Memolla i cili ka marrë 5120. Shkëlqim Hoxha i “BF” mori 5097.
Me 6400 vota ka fituar Bukurosh Maçi, kandidati i PS në Peqin. Mustafa Pashja i “BF” ka marrë 4677 vota.
Edhe bashkinë e Roskovecit e ka fituar PS. Majlinda Bufi ka marrë 6033 vota, përballë kandidatit të “BF” Erdit Hazizajt i cili mori 5454.
Adriatik Zotkaj, kandidat i PS ka fituar me 3756 vota bashkinë e Poliçanit. Behar Xhaferraj i “BF” mori 461 vota dhe Florian Qama, kandidat i PD mori 545.
Edhe bashkinë Këlcyrë e fitoi një kandidat i PS. Klement Ndoni mori 2018 vota, Arjan Kasaj i “BF” mori 1936 vota dhe Adriatik Spahiu mori 137 vota.
Alma Hoxha, kandidate e PS në Përmet ka fituar me 3847 vota. Sipas përditësimit të të dhënave nga KQZ, Edmond Komino i “Bashkë Fitojmë” mori 1178.
Po ashtu fitore ka korrur kandidati i PS në Libohovë, Leonard Hide i cili ka marrë 1387 vota, 138 vota më shumë se rivali Adil Xhelili.
Besmir Veli, kandidati i PS në Delvinë fitoi me 3117 vota përballë Ilir Mehmeti që mori 1781.
Fituese ka qenë PS edhe në bashkinë Konispol, ku sipas të dhënave nga KQZ, Ergest Dule ka marrë 2386 vota. Fatmir Shero i “BF” mori 1978 vota.
Dhimitraq Toli, kandidati i PS në Dropull ka fituar me 3709 vota. 679 vota mori Thanas Maneka i “BF” dhe 137 vota Kosta Garo i “Nisma Thurrje”.
Albert Malaj, kandidati i “Bashkë Fitojmë” ka fituar bashkinë Memaliaj me 315 vota më shumë se Gjolek Guci i cili mori 2701 vota.
Tërmet Peçi, kandidati i PS ka fituar me një diferencë të madhe votash në Tepelenë. Sipas të dhënave, Peçi ka marrë 4088 vota, përballë Sokol Gugës (PD) i cili mori 346 vota dhe Baftjar Imerit(BF) që mori 511 vota.
Bashkia Dimal është fituar sërish nga socialistët. Juliana Memaj ka arritur të marrë 5774 vota, ndërsa Dritan Sula, kandidat i PD ka grumbulluar 4105 vota. Një rezultat të ulët ka regjistruar kandidati i “Bashkë Fitojmë” Gentian Meçi, i cili ka marrë 1475 vota.
41 vota ka qenë diferenca mes dy kandidatëve në bashkinqë Belsh. Arif Tafani, kandidat i PS ka fituar me 4536 vota përballë Bedri Qypit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Procesi i numërimit është mbyllur dhe në bashkinë e Maliqit, ku fitues është shpallur kandidati i PS, Gëzim Topçiu me 13 577 vota. Alfred Gega, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 6875 vota.



