Pezullimi i vetingut, çfarë synon PD-ja?

Pezullimi i vetingut, çfarë synon PD-ja?

Pezullimi i ligjit të vetingut nga Gjykata Kushtetuese ngrin reformën në drejtësi. Pas vendimit të djeshëm të Kushtetueses, pritet që ky ligj t’i referohet sërish Komisionit të Venecias. Vendimi i Kushtetueses erdhi pas një kërkesës së Partisë Demokratike, e cila nuk e votoi ligjin në seancën e 30 gushtit, duke kërkuar pezullimin dhe shpalljen e tij antikushtetues.

Por, “meqenëse Venecia është shprehur njëherë për këtë ligj pas pezullimit të ligjit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, duket se  shihet skenari i Partisë Demokratike, për t’a shtyrë zbatimin e ligjit pas zgjedhjeve të 2017-s”, shkruan sot “Shqiptarja.com”. 

"Në kushtet kur, Komisioni i Venecias, ka konfirmuar kolonat bazë të procesit të Vetingut, lëvizja e fundit e Gjykatës Kushtetuese duket se është një lojë e opozitës, në koordinim me një pjesë të gjyqtarëve, prokurorëve dhe presidentin, për të fituar kohë. Që Komisioni i Venecias të shprehet, qoftë edhe duke refuzuar shqyrtimin e ligjshmërisë së ligjit, duhen të paktën dy muaj. 

Disa muaj do t’i duhen për t’u shprehur edhe Gjykatës Kushtetuese. Në këto kushte, opozita dhe Presidenti mundësojnë zvarritjen e zbatimit të ligjit deri në prag të zgjedhjeve të 2017 apo edhe deri pas zgjedhjeve të 2017, me shpresën e ndryshimit të raporteve politike në parlamentin e ardhshëm", thuhet më tej.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy