
Në Kongresin e Partisë Komuniste të Kinës, Xi Jinping u zgjodh për herë të tretë në drejtimin e vendit si President.
Xi doli nga Kongresi i Partisë Komuniste me më shumë pushtet, pasi siguroi mandatin e tretë në krye të shtetit.
Ai do të fillojë një mandat të tretë që thyen normat me një përqendrim edhe më të madh të pushtetit, pasi hoqi liderët kryesorë të partive nga organi më i lartë qeverisës për t‘u lënë vend aleatëve të tij.
Kongresi njëjavor i Partisë Komuniste përfundoi të shtunën me ngritjen e një Komiteti të ri Qendror.
Kryeministri Li Keqiang, i cili nuk shihet të ketë lidhje të ngushta me Xi, nuk është përfshirë në Komitetin e ri Qendror, çka do të thotë se është larguar nga organi më i lartë qeverisës i Kinës dhe do të dalë në pension të plotë.
Xi pritet të emërohet sekretar i përgjithshëm i partisë për pesë vjet të tjera gjatë së dielës, duke i hapur kështu rrugën sundimit të mundshëm të përjetshëm.
Në moshën 69-vjeçare, ai ka tejkaluar moshën e daljes në pension prej 68 vjetësh, moshë e diktuar për drejtuesit e lartë të partisë. Emri i Xi është përfshirë në listën e anëtarëve të rinj të Komitetit Qendror.
Kongresi kombëtar pesë-vjeçar i partisë është një teatër politik i skicuar me kujdes, që synon të shfaqë unitetin dhe legjitimitetin e partisë.
Por ceremonia e mbylljes të së shtunës në Sallën e Madhe të Popullit shfaqi një moment të pazakontë, kur ish-udhëheqësi i lartë Hu Jintao kinez, u nxor jashtë nga Kongresi në mënyrë të papritur.



