Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë duken larg fundit. Kjo pasi mëngjesin e sotëm anija turke “Oruc Reis”, e cila kërkon për resurse, u afrua në një distancë të afërt 8-9 milje nga toka greke, siç ishte në këtë rast Kastellorizo.
Kjo ka bërë që forcat ushtarake greke të qëndrojnë të gatshme për gjithçka.
Foto e afrimit të anijes “Oruc Reis” në Kastellorizo u publikuan nga mediat greke, ndërkohë që anijet ushtrake të shtetit helen minoturuan gjithçka, me qëllim mbrojtjen e territorit të tyre.
Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë të jenë në pikën më të nxehtë pavarësisht se në një moment u duk se palët do të dialogonin. Deri më tani edhe ndërhyrja e ndërkombëtarëve nuk e ka zmbrapsur Turqisë për të pushuar kërkimet.



