
Nga sot portali i dedikuar për maturantët U-ALBANIA do të jetë i hapur për ata gjimnazistë që do të ndjekin studimet universitare.
Drejtuesi i Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj, shpjegoi për “MCN live” të gjitha etapat e aplikimit, teksa tha se maturantët kanë në dispozicion gjashtë ditë për të zgjedhur 10 degët e preferuara në portalin u-albania.
Procesi i aplikimit përmes portalit u-albania do të fillojë më datë 29 korrik dhe përfundon në datën 3 gusht.
Është 6 ditë i hapur portali 24 orë që do të thotë maturantët mund të hyjnë në çdo kohë me ID e maturës dhe ID e maturantit mbasi të kenë mbyllur procesin administrativ që është mandat pagesa dhe verifikimi i tyre. Mund të hedhin 10 preferenca ashtu siç ka qenë dhe vitet e kaluara. Do të hyjnë në portal, do i shfaqet formulari A2.
Sipas tij, dega më e preferuar nga maturantët është mjekësia e përgjithshme, më pas vijnë shkencat dhe teknologjia e informacionit.
Si gjithmonë mjekësia ka qenë shumë e kërkuar, mjekësia e përgjithshme, dega më e preferuar, stomatologji, infermieri, fizioterapi, etj. Pastaj teknologjia e informacionit, është degë që brenda 3 fazave të para të raundit përfundon, pastaj degët klasike, si ekonomia, juridiku, shkencat sociale, që kanë numër konstant, por jo në rritje, dhe më pas janë në rritje degët e sporteve.
Nëse ka nivel nën 6.5 të notës, mund të aplikojë vetëm për shkolla profesionale. Për mësuesi është mbi 7.5, kurse mjekësia e ka 8.5. Ka programe të veçanta si mjekësia e përgjithshme. Janë vendosur filtra, dhe të caktuar nga universiteti që ka vendosur mesatare.
Aplikimi mbyllet në përfundim fare me kodin e aplikimit që është në mandat pagesë prandaj duhet ta ruajnë atë gjatë gjithë kohës së aplikimit.
Xhelaj njoftoi se në periudhën e fundgushtit, universitetet do të nxjerrin renditjet e maturantëve.
Maturanti ka të drejtë deri në 10 degë, s’ka rëndësi si vendosen. Ka 6 ditë kohë. Më 3 gusht në mesnatë mbyllet portal. Brenda 6 ditësh mund të aplikosh për çfarëdolloj dege, të aplikojë, të mendohet ose të informohet. Maturantët kanë mundësi që në 10 alternativa të zgjidhen në 1 që kanë aplikuar.
Nëse rezultatet përpuqen me kërkesat e maturantit, atëherë del fitues. Portali pas 6 ditësh mbyllet. Një maturant që ka aplikuar për10 degë, plotëson listat e programit për çdo universitet. Brenda 6 gushtit që universitetet për degët që kanë vendosur konkurs apo provim, ato shkarkojnë brenda datës 6 dhe bëjnë publike ditën e testit. Datat specifike i vendosin universitetet vetë.
Në fund të gushtit, universitetet nisin shkarkojnë dhe bëjnë renditje, kanë një javë kohë të bëjnë renditjen e maturantëve, në fund të gushtit 28 gusht fillon ngarkimi në portal.



