Mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Kurban Bajramit në bulevardin Dëshmorët e Kombit si dhe mijëra të tjerë në sheshet e çdo qyteti të vendit.
Kjo ditë për ta ka simbolikën e sakrifikimit dhe solidarizimit me personat në nevojë. Në këtë ditë të shënuar për besimtarët mysliman, ata bëjnë kurban dhe e shpërndajnë mishin tek komshinjtë apo tek familjet në nevojë.



