Irani: Humbja e Izraelit në Gaza është tashmë një fakt

Irani: Humbja e Izraelit në Gaza është tashmë një fakt

Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei tha se Izraeli ka pësuar një humbje në luftën e tij kundër Hamasit të mbështetur nga Irani.

Në një fjalim të mbajtur në një qendër hapësinore të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike në kryeqytetin Teheran, cituar nga AFP , Khamenei tha se disfata e regjimit sionist në Gaza është një fakt.

“Përparimi dhe hyrja në spitale apo në shtëpitë e njerëzve nuk është fitore, sepse të fitosh do të thotë të mundësh palën tjetër”, shtoi ai. 

Khamenei tha se Izraeli deri tani ka dështuar për të arritur qëllimin e tij të deklaruar për të shkatërruar Hamasin megjithë bombardimet masive të Gazës. 

“Ky dështim pasqyron dështimin e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve perëndimore që mbështesin Izraelin”, shtoi ai.

Irani, i cili mbështet Hamasin financiarisht dhe ushtarakisht, i quajti sulmet e 7 tetorit një "sukses" por mohoi çdo përfshirje të drejtpërdrejtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy