Një matador ka gjetur vdekjen gjatë garave me dema në Teruel të spanjës. Matadori profesionist 29-vjecari, Victor Barrio ka marrë goditje në kraharorin e tij dhe për shkak të plagëve të marra nuk i ka shpëtur dot vdekjes.
Ndërhyrja e mjekëve ka qënë e menjëhershme por për shkak të plagëve të rënda në pjesën e djathtë të kraharorit nuk ka mundur të shpëtojë. Ndërsa shfaqja transmetohej live pamjet televizive shfaqën demin që hodhi në ajër matadorin dhe më pas e sulmoi sërish në anën e majtë me brirët e mprehtë.
Ndërsa Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ngushëlloi familjarët përmes një mesazhi në Twitter.



