
Moti gjatë ditës së sotme deri në mesditë do të mbizotërohet nga kthjellimet në vend ku intervalet e gjata me diell do të jenë më prezentë në vijën bregdetare si edhe zonat e ulëta ndërsa gjatë orëve të pasdites do të ketë shtim gradual të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër në pothuajse të gjithë vendin, më të theksuara në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Gjatë mbrëmjes dhe natës pritet përmirësim i kushteve atmosferike në vend. Vlerat ditore do të luhaten nga 11°C deri në 30°C.



